Films

“Gomerët e vdekur nuk kanë frikë nga hienat” është një dokumentar që heton mbi ‘vjedhje’ e tokës dhe impaktin e tij në jetët e njerëzve. Në kërkimin e së vërtetës ne takojmë investitorë, burokratë ‘të zhvillimit’, gazetarë të persekutuar, aktivistë mjedisorë dhe fermerë të vegjël të privuar nga toka e tyre.

Sinjalizuesi është një dramë e bazuar në pëvojën e një oficeri policie nga Nebaska që shërbentë si paqeruajtës në Bosnjën dhe Hercegovinën e mbas luftës që zbuloi Kombet e Bashkuara që kishin mbuluar një skandal trafiku seksual.

“Tigrat – a mundet një agjent shitjesh të jetë Hero?” është filmi i fundit nga Regjizori fitues i çmimit Oscar, Danis Tanovic. Kjo drame – thriller është e bazuar në historinë e vërtetë të një agjent shitjesh të Nestlé në Pakistan, i cili akuzoi korporatën ndërkombëtare të bashkëpunimit mbi kujdesin shëndetësor pasi kuptoi që ata tregtonin me vetëdije një fomulë për fëmijë që ishte përgjegjëse për vdekjen e qindra fëmijëve çdo ditë.

I vendosur në sfondin e Revolucionit Egjiptian, ky thriller rrëfen për një officer policie që heton vrasjen e një këngëtareje të famshme në Hotelin ‘Nile Hilton’. Filmi shfaq korrupsionin e Policisë Egjiptiane rreth një çështjeje që fillimisht duket si krim pasioni qe me pas shndërrohet në një çështje më komplekse që përfshin elitën e Egjiptit.

 

Më 16 tetor 2017, gazetaria malteze Daphne Caruana Galizia u vra në një sulm me bombë në makinë. Karriera e saj fokusohej në raportimin investigativ të korrupsionit në qeveri dhe pastrimit të parave. Të gjitha gjetjet e saj janë botuar në blogun e saj personal, duke tërhequr vëmendje më shumë se të gjitha gazetat e vendit sëbashku. Ndërkohë që tre burra janë akuzuar për vrasjen e saj, është e qartë se ata po vepronin sipas porosive – ata që janë mbrapa vrasjes së saj ende nuk janë identifikuar. Ky dokumentar kërkon t’i afrohet sa më shumë të vërtetës. Një film nga Jules Giraudat dhe Arthur Bouvart; një prodhim nga Premieres Lignes me kontributin e Televizionit Francez.

“Gjykatësja” është një dokumentar me metrazh të gjatë për femrën e parë gjyqtare në një Gjykatë të Sharias dhe aftësinë e saj të patundur për të mbajtur pozicionin e saj pavarësisht tentativave nepotiste për ta margjinalizuar dhe demotivuar. “Gjykatësja” është filmi fitues i Dokumentarit më të mirë me metrazh të gjatë në Festivalin e Filmit SFFILM në 2018.