Mbledhja e katërt e Komitetit Drejtues të Projektit të Binjakëzimit kundër Korrupsionit

Mbledhja e katërt e Komitetit Drejtues të Projektit të Binjakëzimit kundër Korrupsionit

 

 

Me dt. 10 Janar 2018 u organizua mbledhja e katërt e Komitetit Drejtues të Projektit të Binjakëzimit kundër #KorrupsJOn -it , ku morën pjesë liderët austriakë dhe gjermanë të projektit të binjakëzimit, përfaqësues të lartë nga institucionet qendrore e të pavarura publike, Delegacioni i Bashkimit Evropian si dhe përfaqësues nga Këshilli i Evropës. Takimi u kryesua nga Zj. Teuta Vodo, Zv. Ministre e Drejtësisë, me pjesëmarrjen e Z. Pirro Vengu, Këshilltar i Kryeministrit për Anti-Korrupsionin. Aty u diskutua kalimi i mandatit të Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit Ministrisë së Drejtësisë në Shtator 2017, strukturat e reja të ngritura pranë Ministrisë së Drejtësisë me qëllim përmbushjen e këtij misioni, rëndësia e bashkëpunimit ndër-institucional në këtë fushë si dhe rishikimi i strategjisë anti-korrupsion dhe planit të punës bazuar mbi të, me fokus në disa fusha kyçe. U përmendën modele suksesi në luftën kundër korrupsionit, të tilla si Inspektoriati Qendror me reformën e propozuar të inspektimeve të bazuara në vlerësimin e riskut. Në vazhdim u prezantua dhe diskutua progresi i projektit këtë gjashtë-mujor si dhe sfidat e ardhshme në punën e përbashkët me Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI), Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kontrollin e Lartë të Shtetit (KLSH), Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (KDIMDP), si dhe bashkëpunimi aktual dhe i ardhshëm me ASPA-n (Shkolla Shqiptare e Administratës Publike) në lidhje me trajnimet e përbashkëta.

About the author

Arnisa Tepelija administrator

Leave a Reply