Mbledhja e tretë e Komitetit Drejtues të Projektit të Binjakëzimit Kundër Korrupsionit

Mbledhja e tretë e Komitetit Drejtues të Projektit të Binjakëzimit Kundër Korrupsionit

Me dt. 28 Qershor u organizua mbledhja e tretë e Komitetit Drejtues të Projektit të Binjakëzimit kundër #KorrupsJOn -it per tremujorin Mars 2017 – Qershor 2017, ku morën pjesë përfaqësues të lartë nga institucionet qendrore e të pavarura publike, Delegacioni i Bashkimit Evropian, përfaqësues nga Këshilli i Evropës dhe liderët austriakë dhe gjermanë të projektit të binjakëzimit.

Në takim mori pjesë Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, njëkohësisht Koordinator Kombëtar Kundër Korrupsionit, Z. Eduard Shalsi, si dhe Ambasadorja e Republikës Federale Gjermane, Shkëlqesia e saj, Zj. Susanne Schütz.

Ne mbledhje u diskutua për punën e përbashkët të bërë në tremujorin e fundit, arritjet dhe rezultatet e deritanishme të projektit, problematikat e ndeshura dhe sfidat e ardhshme në institucionet përfituese, si Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (KDIMDP), por edhe institucione të tjera qe pritet te perfshihen me shume ne projekt, si ASPA (Shkolla Shqiptare e Administrates Publike).

 

About the author

Arnisa Tepelija administrator

Leave a Reply