Category Archive Remarks

BËHU AMBASADOR I ANTI-KORRUPSIONIT!

BËHU AMBASADOR I ANTI-KORRUPSIONIT! Ne po të kërkojmë! Ti e refuzon korrupsionin dhe dëshiron të forcosh veten, shoqërinë dhe vendin tënd? Bëhu fytyra e fushatës anti-korrupsion dhe kontribuo në një Shqipëri dhe Evropë moderne. Na shkruaj, merr në telefon ose na vizito në: http://acalbania.eu/al/contact/

Beautiful Albania

Part 1

Part 2

Korrupsioni- një sfidë për ju

 

 

Korrupsioni- një sfidë për ju : ky ishte titulli i leksionit sensibilizues që u mbajt nga Z. Herbert Steiner eksperti afatmesëm  i Projektit të Binjakëzimit kundër Korrupsionit. Leksioni iu prezantua në mënyrë interaktive studentëve të vitit të dytë të studimeve bachelor në Drejtësi dhe Ekonomi në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit. Çështje lidhur me përkufizimin e korrupsionit, perceptimin e korrupsionit, bazën ligjore shqiptare kundër korrupsionit, çështje ligjore në këtë fushë, si dhe gjinia dhe korrupsioni u trajtuan e u vunë në diskutim.

 

TAC ne panairin e Asistences Evropiane

 

 

Me dt 10 Maj, ne kuadrin e javes se Europes, u organizua Panairi i Asistences Evropiane ne ambientet e EU Info Center, ku u prezantua Projekti Twinning kunder Korrupsionit.

 

Workshop-i mbi financat e partive politike dhe fushatave elektorale

   

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Me dt 10 Maj 2017 u zhvillua nga projekti i Binjakëzimit kundër Korrupsionit në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Tiranë workshop-i mbi financat e partive politike dhe fushatave elektorale, me fokus sjelljen e praktikave më të mira të BE në institucionet tona. Ky workshop u drejtua nga Z. Arne Koitmae, zv/kryetar i Zyrës Shtetërore Elektorale në Estoni, me mbështetjen e Z. Kimmo Vikman, drejtues i komponentit të projektit për Financat e Partive Politike. Workshopi trajtoi në mënyre interaktive mbikeqyrjen dhe kontrollin në praktikë të financave të partive si dhe studimin e rasteve të veçanta duke evidentuar rolin monitorues të organeve kompetente në Estoni dhe Shqipëri, ne bashkepunim edhe me organet e tjera ligjzbatuese. Pjesemarrës ishin punonjës nga Departamenti Juridik dhe Departamenti i Financave të KQZ. 

Mbledhja e dytë e Komitetit Drejtues të Projektit të Binjakëzimit Kundër Korrupsionit

   

 

 

 

 

 

 

        

 

 

 

 

 

 

Më dt 28 Mars 2017 u organizua mbledhja e dytë e Komitetit Drejtues të Projektit të Binjakëzimit kundër Korrupsionit, për tremujorin Dhjetor 2016 – Shkurt 2017, ku morën pjesë përfaqësues të lartë nga institucionet qendrore e të pavarura publike, Delegacioni i Bashkimit Evropian, përfaqësues nga Këshilli i Evropës dhe liderët austriakë dhe gjermanë të projektit të binjakëzimit.

Në takim mori pjesë Ministri i ri i Shtetit për Çështjet Vendore, njëkohësisht Koordinator Kombëtar Kundër Korrupsionit, Z. Eduard Shalsi, i cili shprehu interesin dhe përfshirjen direkte në mbarëvajtjen e Projektit të Binjakëzimit.

Pas prezantimit të Z. Helmut Weichhart, Lider i Projektit për Shtetet Anëtare, u diskutua për punën e përbashkët të bërë në tremujorin e fundit, problematikat e ndeshura dhe sfidat e ardhshme në institucionet përfituese, si Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (KDIMDP).

Projekti i realizuar falë mbështetjes së BE, me një financim prej 3 milionë euro parashikon 44 ekspertë austriakë dhe gjermanë të cilët asistojnë për një periudhë 30 mujore institucionet shqiptare në forcimin e politikave dhe burimeve njerëzore për luftën ndaj korrupsionit.

Takim mbi shkembimin e praktikave kunder korrupsionit!

Shkembimi i praktikave me te mira kunder -it ndermjet institucioneve pergjegjese ne Shqiperi dhe Kosove, me pjesemarrjen e TAC.

 

Mbledhja e parë e Komitetit Drejtues të Projektit të Binjakëzimit Kundër Korrupsionit

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Është mbajtur mbledhja e parë e Komitetit Drejtues të Projektit të Binjakëzimit Kundër Korrupsionit që bashkoi në një tryezë përfaqësues të  lartë nga institucionet qendrore e të pavarura publike, Delegacionit të Bashkimit Europian dhe partnerët  austriakë dhe gjermanë të  projektit të binjakëzimit.

Në takim u diskutuan arritjet dhe rezultatet e deritanishme të projektit të përmbledhura në raportin e parë tremujor të projektit, shtator-dhjetor 2016, ku përfshihet  zyra e Koordinatorit Kombëtar Kundër Korrupsionit, mbështetja e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave në kuadër të ligjit për konfliktin e interesit dhe atij për deklarimin e pasurive.

Në takim u diskutua  edhe për mbështetjen për Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale  dhe bashkëpunimi mes Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe organeve ligjzbatuese në vend.

Të gjitha këto elementë përfshihen në tetë komponentët kryesorë të projektit që ka hyrë në fazën e plotë të zbatimit të tij.

Përmes Projektit të Binjakëzimit Kundër Korrupsionit 5 institucione shqiptare do asistohen  nga institucionet homologe të dy shteteve anëtare të BE-së,  Austrisë e Gjermanisë në luftën ndaj korrupsionit.

Projekti i realizuar falë mbështetjes së BE,  me një financim prej 3 milionë euro  parashikon 44 ekspertë  austriakë dhe gjermanë të asistojnë për një periudhë 30 mujore institucionet shqiptare në forcimin e politikave dhe burimeve njerëzore për luftën ndaj korrupsionit.

 

 

Forumi i Nivelit të lartë Kundër Korrupsionit

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Z. Detlef Kreutzer, folës në panelin kryesor të Forumit të nivelit të lartë Kundër Korrupsionit, organizuar nga Prezenca e OSBE në Shqipëri në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore në funksionin e tij si Koordinator Kombëtar Kundër Korrupsionit, me dt. 9 Dhjetor, dita ndërkombëtare kundër Korrupsionit.

Duke tërhequr edhe një herë vëmendjen në rëndësinë e këtij fenomeni, Z. Kreutzer, Këshilltari Rezident i Projektit më të madh të financuar nga BE për anti-korrupsionin, e mbylli fjalimin e tij me këto tre fjali: “Korrupsioni është një sistem. Korrupsioni e ka një sistem. Prandaj, mënyra e vetme për ta luftuar është me një sistem. Ju faleminderit!”

GRECO dhe Këshilli i Evropës – Kundër Korrupsionit

 

Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, presidenti i Grupit të Shteteve Kundër Korrupsionit i Këshillit të Europës (GRECO), Marin Mrčela, dha sot deklaratën e mëposhtme:

“Të luftosh korrupsionin nuk është vetëm çështje e të bërit të ligjeve të reja, por gjithashtu çështje etike dhe sjelljeje individuale dhe kjo shpesh implikon ndryshime në mendjet dhe zemrat e njerëzve.

Korrupsioni dëmton ekonominë duke influencuar negativisht rritjen e mundshme ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës, si në sektorin publik edhe atë privat. Ai minon besimin në institucionet demokratike dhe kërcënon të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës.

Korrupsioni i bën shoqëritë tona më pak të barabarta dhe më të drejta.

Kur praktikat korruptive konsiderohen të pranueshme ose nuk ndëshkohen, kufijtë mes asaj që është e mirë dhe e keqe, etike dhe jo etike apo qoftë edhe kriminale, bëhen të turbullt. Besimi ynë në vlerat demokratike, në rëndësinë e integritetit, dobësohet.

Ne duhet të rrisim ndërgjegjësimin e secilit individ mbi efektet shkatërruese të korrupsionit dhe të tregojmë pse duhet ta refuzojmë atë; pse nuk ka vend për të në shoqëritë tona.“

GRECO ka publikuar një video për të kontribuar në rritjen e ndërgjegjësimit rreth shkaqeve të korrupsionit dhe nevojës për ta luftuar atë me vendosmëri.

http://www.coe.int/en/web/portal/-/international-anti-corruption-day-9-december