Mbledhja e dytë e Komitetit Drejtues të Projektit të Binjakëzimit Kundër Korrupsionit

Mbledhja e dytë e Komitetit Drejtues të Projektit të Binjakëzimit Kundër Korrupsionit

   

 

 

 

 

 

 

        

 

 

 

 

 

 

Më dt 28 Mars 2017 u organizua mbledhja e dytë e Komitetit Drejtues të Projektit të Binjakëzimit kundër Korrupsionit, për tremujorin Dhjetor 2016 – Shkurt 2017, ku morën pjesë përfaqësues të lartë nga institucionet qendrore e të pavarura publike, Delegacioni i Bashkimit Evropian, përfaqësues nga Këshilli i Evropës dhe liderët austriakë dhe gjermanë të projektit të binjakëzimit.

Në takim mori pjesë Ministri i ri i Shtetit për Çështjet Vendore, njëkohësisht Koordinator Kombëtar Kundër Korrupsionit, Z. Eduard Shalsi, i cili shprehu interesin dhe përfshirjen direkte në mbarëvajtjen e Projektit të Binjakëzimit.

Pas prezantimit të Z. Helmut Weichhart, Lider i Projektit për Shtetet Anëtare, u diskutua për punën e përbashkët të bërë në tremujorin e fundit, problematikat e ndeshura dhe sfidat e ardhshme në institucionet përfituese, si Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (KDIMDP).

Projekti i realizuar falë mbështetjes së BE, me një financim prej 3 milionë euro parashikon 44 ekspertë austriakë dhe gjermanë të cilët asistojnë për një periudhë 30 mujore institucionet shqiptare në forcimin e politikave dhe burimeve njerëzore për luftën ndaj korrupsionit.

About the author

Arnisa Tepelija administrator

Leave a Reply