Monthly Archive maj 2018

Takimi i peste i Komitetit Drejtues te Projektit te Binjakezimit kunder Korrupsionit

 

 

Te Premten, me dt 04.05.2018, ne ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, u organizua Mbledhja e Pestë e Komitetit Drejtues të Projektit të Binjakëzimit kundër Korrupsionit të financuar nga Bashkimi Evroipian, me pjesëmarrjen e Ministres, Zj. Etilda Gjonaj, dhe këshilltares Zj. Vilma Petro, drejtuesve të Projektit te Binjakëzimit nga Austria dhe Gjermania, Mag. Helmut Weichhart dhe Z. Peter Weis, Këshilltarit Rezident të Projektit të Binjakëzimit, Z. Detlef Kreutzer, Shefit të Bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Evropian, Z. Mario Mariani, këshilltarit të Kryeministrit për Anti-Korrupsionin, Z. Pirro Vengu,  si dhe të tjerë përfaqësues nga institucionet përfituese si: Ministria e Drejtësisë, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kontrolli i Lartë i Shtetit, si dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Përfaqësues nga Këshilli i Europës dhe OSBE ishin gjithashtu të pranishëm.

Në takim u diskutua situata aktuale e luftës kundër korrupsionit në prag të vendimit të Këshillit Evropian për hapjen e negociatave me BE, progresi i bërë deri më tani si dhe sfidat e së ardhmes në këtë fushë. Në mënyrë të veçantë u diskutua kontributi i Projektit të Binjakëzimit në ndihmë të Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit – Ministrise së Drejtësisë, sidomos lidhur me Strategjinë Ndërsektoriale kundër Korrupsionit si dhe Planin e Veprimit 2018 – 2020. Në nivel teknik u diskutua në mënyrë interaktive progresi i projektit gjatë këtij tremujori si dhe planifikimi i aktiviteteve në vazhdim,p për secilin nga 8 Komponentët.