Monthly Archive mars 2018

ToT te ASPA

 

U finalizua me sukses këtë javë ne ambientet dhe me mbështetjen e ASPA-s (Shkollës Shqiptare të Administratës Publike) trajnimi i trajnerëve të ardhshëm në fushën e konfliktit të interesit; me pjesëmarrjen e ekspertëve të nivelit të lartë shqiptarë në fushën e konfliktit të interesit, ekspertëve gjermanë të Projektit të Binjakëzimit kundër Korrupsionit, si dhe përfaqësues nga ILDKPKI ( Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit). Qëllimi final i përgatitjes së trajnerëve të ardhshëm në këtë fushë ështe organizimi në vazhdim i një cikli trajnimesh për autoritetet përgjegjëse për parandalimin dhe trajtimin e rasteve të konfliktit të interesit.