Daily Archive 24/05/2017

“Gjinia dhe Korrupsioni”: leksion ne Universitetin Europian te Tiranes

 

Me 19 Maj 2017 studentët e degës Sociologji-Antropologji Sociale në Universitetin Europian të Tiranes asistuan në leksionin me temë: Gjinia dhe korrupsioni. Është më e vështirë të korruptohet një femër se një mashkull? A ndikon korrupsioni ne progresin drejt barazisë gjinore? A mund të kthehet sensibilizimi për barazinë gjinore në një mjet për të luftuar korrupsionin? Këto ishin çështjet e hedhura për diskutim nga Zj. Lena Andersson, eksperte afatmesme e Projektit të Binjakëzimit kundër Korrupsionit me një eksperiencë të gjerë demokratizimi në detyra të ndryshme në vende të ndryshme: në Suedi, në vendet mbas perdes së hekurt, shtete të dobëta në Afrikë, vende të shkatërruara nga lufta si Afganistani dhe shtete të rrënuara si Haiti.