Yearly Archive 2017

BËHU AMBASADOR I ANTI-KORRUPSIONIT!

BËHU AMBASADOR I ANTI-KORRUPSIONIT! Ne po të kërkojmë! Ti e refuzon korrupsionin dhe dëshiron të forcosh veten, shoqërinë dhe vendin tënd? Bëhu fytyra e fushatës anti-korrupsion dhe kontribuo në një Shqipëri dhe Evropë moderne. Na shkruaj, merr në telefon ose na vizito në: http://acalbania.eu/al/contact/

Shembuj të praktikave të mira në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ)

Me dt.13 dhe 14 Shtator 2017, në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) u zhvilluan tryeza te rrumbullakëta dhe takime të organizuara nga Projekti i Binjakëzimit kundër Korrupsionit i financuar nga BE. Në takime, eksperti i projektit, Z. Jaakko Eskola bëri një prezantim të modelit finlandez të sistemit online të monitorimit të financave të partive politike, si një nga përvojat më të miratë transparencës. Z. Eskola po punon në bashkëpunim me stafin e KQZ për një rregullore të brendshme për KQZ mbi mënyrën e monitorimit të shpenzimeve të partive politike, që të jetë e aplikueshme për mjedisin tonë institucional e ligjor.

Tryezë e Rrumbullakët “IMPLEMENTIMI I NJË SISTEMI TË RI ELEKTRONIK PËR ILDKPKI”

RTA i Projektit te Binjakëzimit kundër Korrupsionit Z. Detlef Kreutzer, Zj. Ekspertja Afatmesme Lena Andersson dhe Eksperti Afatshkurter Z. Mario Oßwald në Tryezën e Rrumbullakët mbi “IMPLEMENTIMIN E NJË SISTEMI TË RI ELEKTRONIK PËR INSPEKTORIATIN E LARTË PËR DEKLARIMIN DHE KONTROLLIN E PASURIVE DHE KONFLIKTIT TË INTERESIT” e organizuar nga ACTION AGAINST ECONOMIC CRIME IN ALBANIA (AEC – Albania), si pjesë e Projektit Horizontal Facility, e bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës. 

 

           

Takim i Inspektorit të Përgjithshëm me RTA e Projektit Anti-Korrupsion Z. Detlef Kreutzer, si dhe me ekspertët e tij.

Sot në datën 02 Gusht 2017, u zhvillua në ambientet e Inspektoratit Qendror një takim midis Inspektorit të Përgjithshëm Z. Shkëlqim Hajdari si dhe drejtuesve të Projektit për Formulimin, Koordinimin dhe Zbatimin e Politikave anti – Korrupsion pranë Qeverisë Shqiptare, me financim nga BE, Z. Detleff Kreutzer, si dhe me ekspertët e tij.

Inspektori i Përgjithshëm e njohu Z. Kreutzer dhe personat që e shoqëronin me projektet konkrete për ristrukturimin e ri formatimin e Inspektorateve Shtetërore; me projektin mbi ndryshimet ligjore të ligjit mbi Inspektimin në Republikën e Shqipërisë; Projektin për fuqizimin e kapaciteteve dixhitale të sistemit elektronik për inspektimet online si dhe projektin për përmirësimin e kushteve të punës së Inspektorateve Shtetërore. Inspektori i Përgjithshëm, po ashtu prezantoi nevojën për fuqizimin e kapaciteteve të laboratorëve private të akredituar në Shqipëri.

Të gjitha këto ndryshime do të bëjnë të mundur që inspektoratet shtetërore dhe ato vendore të kthehen në trupa profesionale, me sistem karriere, gjë e cila do të bëjë të mundur c ‘rrënjosjen e korrupsionit në fushën e inspektimeve në Shqipëri.

Z. Kreutzer, theksoi se i vlerëson shumë këto projekte bashkëkohore, të standardizuara, që duhet të kenë Inspektoratet Shtetërore dhe shprehu mbështetjen e tij për këto projekte. Ai theksoi se edhe BE, mbështet e po punon fort për eliminimin e korrupsionit në tërë Administratën Shtetërore në Shqipëri.

 
 
Burimi :  http://www.insq.gov.al/takim-i-inspektorit-te-pergjithshem-me-drejtorin-e-projektit-anti-korrupsion-z-detleff-kreutzer-si-dhe-me-ekspertet-e-tij/

Mbledhja e tretë e Komitetit Drejtues të Projektit të Binjakëzimit Kundër Korrupsionit

Me dt. 28 Qershor u organizua mbledhja e tretë e Komitetit Drejtues të Projektit të Binjakëzimit kundër #KorrupsJOn -it per tremujorin Mars 2017 – Qershor 2017, ku morën pjesë përfaqësues të lartë nga institucionet qendrore e të pavarura publike, Delegacioni i Bashkimit Evropian, përfaqësues nga Këshilli i Evropës dhe liderët austriakë dhe gjermanë të projektit të binjakëzimit.

Në takim mori pjesë Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, njëkohësisht Koordinator Kombëtar Kundër Korrupsionit, Z. Eduard Shalsi, si dhe Ambasadorja e Republikës Federale Gjermane, Shkëlqesia e saj, Zj. Susanne Schütz.

Ne mbledhje u diskutua për punën e përbashkët të bërë në tremujorin e fundit, arritjet dhe rezultatet e deritanishme të projektit, problematikat e ndeshura dhe sfidat e ardhshme në institucionet përfituese, si Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (KDIMDP), por edhe institucione të tjera qe pritet te perfshihen me shume ne projekt, si ASPA (Shkolla Shqiptare e Administrates Publike).

 

“Gjinia dhe Korrupsioni”: leksion ne Universitetin Europian te Tiranes

 

Me 19 Maj 2017 studentët e degës Sociologji-Antropologji Sociale në Universitetin Europian të Tiranes asistuan në leksionin me temë: Gjinia dhe korrupsioni. Është më e vështirë të korruptohet një femër se një mashkull? A ndikon korrupsioni ne progresin drejt barazisë gjinore? A mund të kthehet sensibilizimi për barazinë gjinore në një mjet për të luftuar korrupsionin? Këto ishin çështjet e hedhura për diskutim nga Zj. Lena Andersson, eksperte afatmesme e Projektit të Binjakëzimit kundër Korrupsionit me një eksperiencë të gjerë demokratizimi në detyra të ndryshme në vende të ndryshme: në Suedi, në vendet mbas perdes së hekurt, shtete të dobëta në Afrikë, vende të shkatërruara nga lufta si Afganistani dhe shtete të rrënuara si Haiti.

Beautiful Albania

Part 1

Part 2

Korrupsioni- një sfidë për ju

 

 

Korrupsioni- një sfidë për ju : ky ishte titulli i leksionit sensibilizues që u mbajt nga Z. Herbert Steiner eksperti afatmesëm  i Projektit të Binjakëzimit kundër Korrupsionit. Leksioni iu prezantua në mënyrë interaktive studentëve të vitit të dytë të studimeve bachelor në Drejtësi dhe Ekonomi në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit. Çështje lidhur me përkufizimin e korrupsionit, perceptimin e korrupsionit, bazën ligjore shqiptare kundër korrupsionit, çështje ligjore në këtë fushë, si dhe gjinia dhe korrupsioni u trajtuan e u vunë në diskutim.

 

TAC ne panairin e Asistences Evropiane

 

 

Me dt 10 Maj, ne kuadrin e javes se Europes, u organizua Panairi i Asistences Evropiane ne ambientet e EU Info Center, ku u prezantua Projekti Twinning kunder Korrupsionit.