Monthly Archive nëntor 2016

Fjalimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Zgjerimit të Komisionit Europian (DG NEAR), Kristian Danielson, mbi anti-korrupsionin në Universitetin e Tiranës

 img_8914

Tiranë, 16/11/2016

Është një kënaqësi e madhe të jem sot këtu me ju.
Ne jemi mbledhur për të çelur një nismë të rëndësishme në një fushë delikate të luftës kundër korrupsionit.

Unë do të doja t’ju flisja në lidhje me tre çështje:
1. Pse ne besojmë se lufta kundër korrupsionit është thelbësore.
2. Pse është reforma në drejtësi e rëndësishme si qasje ndaj këtij problemi, sidoms në dritën e një Rekomandimi të kushtëzuar.
3. Cilat janë përgjithësisht pritshmëritë tona për të ardhmen.

Pse është lufta ndaj korrupsionit thelbësore:

Më lejoni të jem i qartë, asnjë përpjekje nuk do të kursehet për të zhvilluar politikat dhe masat konkrete për të çrrënjosur korrupsionin. Ai është një kamzhik që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë jetën e qytetarëve në shumë aspekte. Në fund të ditës, korrupsioni është një vjedhje që ju bëhet juve, të gjithë qytetarëve shqiptarë.
Ai ndikon në funksionimin e administratës publike dhe në cilësinë e shërbimeve. Ai ka një efekt shkatërrues mbi ekonominë. Kjo do të thotë më pak shkolla, më pak spitale dhe më pak vende pune.
Kostoja e korrupsionit është e pamasë: vetëm në BE ajo llogaritet në 1% te GDP.
Çrrënjosja e korrupsionit është një përpjekje komplekse. Është fillimisht një sfidë për qytetarët dhe institucionet e Shqipërisë, por ata nuk janë vetëm. BE, dhe më gjerësisht, i gjithë komuniteti ndërkombëtar po e mbështet Shqipërinë në këtë luftë. Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar kundër korrupsionit dhe ta ndajmë këtë peshë.
Një gjë e tillë kërkon mjete, sigurisht vullnet politik nga autoritetet përgjegjëse, e po ashtu edhe vendosmëri nga ana e atyre që janë të ekspozuar si viktima të mundshme: qytetarët e thjeshtë, studentët, sipërmarrësit, etj.

Për më tepër, të luftuarit e korrupsionit është I domosdoshëm për të çuar vendin përpara në procesin e zgjerimit.

Thënë kjo, unë e mirëpres lançimin e këtij projekti binjakëzimi, që do të zhvillohet në bashkëpunim me Gjermaninë dhe Austrinë. Ai na jep një shembull se si bashkëpunimi Evropian dhe partneriteti avancojnë konkretisht dhe me vendosmëri për të sjellë një ndryshim pozitiv, për përfitimin e të gjithë qytetarëve përmes Shqipërisë.

Projekti është dizenjuar për të mbështetur formulimin, koordinimin dhe zbatimin konkret të politikave kundër korrupsionit. Unë e përgëzoj përzemërsisht iniciativën dhe bëj thirrje për më shumë veprim. Asistenca jonë është në fakt shumë më e gjerë. Në të vërtetë mbi tavolinë janë 10 milion Euro mbështetje financiare për implementimin e strategjisë ndër-sektoriale kundër korrupsionit. Një suport i tillë synon specifikisht të gjitha aspektet operative qe lidhen me parandalimin, shtypjen dhe rritjen e ndërgjegjësimit.
Në këtë ekuacion janë të përfshirë edhe ata që përfitojnë ndjeshëm nga ekzistenca e korrupsionit në system; ata të cilët për nga profesioni e kundërshtojnë sundimin e së drejtës dhe jetojnë nga sundimi i parave: rrjetet e organizuara kriminale.
Prandaj unë mendoj që progresi vazhdon në mënyrë të qëndrueshme kundër korrupsionit si dhe më gjerë në forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Pse reforma në drejtësi është kyçe, edhe në pikëpamjen e rekomandimit të kushtëzuar:

Gjyqësori ka rezultuar të jetë hallka më e dobët në zinxhirin e shtetit të së drejtës.

Javën e kaluar Komisioni, në raportin e tij, ka lëshuar një rekomandim të kushtëzuar për të hapur negociatat e hyrjes së Shqipërisë në BE. Jam i sigurt që të gjithë ju jeni në dijeni të kësaj sepse vendimi është raportuar së shumti dhe është debatuar nga mediat lokale.

Rekomandimi është subjekt i një progresi të besueshëm dhe të matshëm në implementimin e reformës në drejtësi, sidomos përmes procesit të verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve (vetting).
Ne presim që arkitektura e gjyqësorit në vend të ristrukturohet në një mënyrë të tillë që të lejojë ngritjen e një sistemi totalisht të pavarur, të përgjegjshëm, efiçent dhe të paanshëm. Një sistem i cili e kryen mirë rolin e vet në përfaqësimin e shtyllave të shtetit.

Por ndryshimi nuk do të ndodhë vetëm nëpërmjet një legjislacioni më të mirë dhe një ristrukturimi institucional. Pastrimi i rangjeve të gjyqësorit nga ata që kanë qenë të korruptuar apo që kanë zhvilluar lidhje me rrjete kriminale të organizuara është kyçe. Për këtë qëllim, rivlerësimi i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve është një hap i pashmangshëm që mundëson që profesionalizmi të garantohet në të gjithë sektorin.

Përtej sektorit të drejtësisë, është e rëndësishme që të vazhdohet me konsolidimin e luftës kundër korrupsionit dhe parandalimin e konfliktit të interesit përmes sektorit publik. Unë do ta përdorja këtë mundësi për të shprehur mbështetjen për punën që është në këtë fushë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI).

Pritshmëri të përgjithshme për të ardhmen

Sjellja e rezultateve në këtë fushë është thelbësore për shtetin e së drejtës dhe për këtë arsye është mbajtur në qendër të angazhimit të Komisionit për muajt që do të vijnë në lidhje me rekomandimin tonë.

Pra, për ta përmbledhur, mesazhi i Komisionit Europian për Shqipërinë në paketën e fundit të zgjerimit përcjell një pranim të progresit të qëndrueshëm të bërë deri tani nga vendi, ndërkohë që sjell në përmbajtje të tij përgjegjësi të qarta për autoritetet shqiptare për të vazhduar arritjen e rezultateve me zbatime konkrete. Kjo kërkon vendosmëri politike dhe një vazhdim të procesit të përfshirjes, në të cilin aktorët politikë të kontribuojnë në mënyrë të përgjegjshme.

Ne presim që progresi të vazhdojë. Rekomandimi nënkupton një inkurajim për të arritur rezultatet në kohë.

Kur është fjala për luftën efektive kundër korrupsionit, priten rezultate edhe përtej reformës së sistemit të drejtësisë. Fushat që përbëjnë veçanërisht shqetësim në Shqipëri, të cilat synojnë ta trajtojnë këtë problem, përfshijnë: financimin e partive politike, pandëshkueshmërinë de facto të qeveritarëve të rangjeve të larta, influencën e papërshtatshme të interesave të bizneseve private mbi vendimarrjen politike dhe mbi operatorët e shtetit të së drejtës.

Paralelisht, BE-ja do të ofrojë mbështetje për shoqërinë civile për të rritur ndërgjegjen publike dhe për të konsoliduar përgjigjen e qytetarëve ndaj korrupsionit.
Shoqëria civile dhe media luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin dhe luftën ndaj këtij fenomeni të përhapur, duke denoncuar, duke monitoruar shërbimet publike, duke rritur ndërgjegjen publike. Shoqëria civile duhet të jetë pjesë e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe afatgjatë për këtë sfidë dhe roli I të rinjve dhe i universiteteve është thelbësor në këto përpjekje. Po aq e rëndësishme është pasja e një mjedisi ku liria e mediave të mund të lulëzojë dhe ku të promovohet gazetaria investigative.

Korrupsioni është krim, cilido qoftë niveli dhe përmasa e tij.

Ne qëndrojmë në krahun tuaj për të gjetur rrugën e duhur për të luftuar këtë sfidë, ashtu siç qëndrojmë pranë jush në përpjekjet akoma më të gjera për të siguruar stabilitetin socio-ekonomik, për të inkurajuar zhvillimin, për të rrënjosur shtetin e së drejtës dhe për ta sjellë Shqipërinë aty ku përket, për’u bërë një anëtare e plotë e Bashkimit Evropian.

Faleminderit.

“Shqipëria dhe BE – së bashku në luftën kundër korrupsionit”

Tiranë, 16/11/2016

 

 

 

img_8889

Deklarata të përbashkëta

Bashkimi Evropian financon një partneritet të ri kundër korrupsionit në Shqipëri në një aksion të përbashkët me Austrinë dhe Gjermaninë

 

Nisja e projektit më të madh anti-korrupsion të ketij lloji në vendet e Ballkanit, i financuar me një shumë prej tre Milion Euro nga Bashkimi Evropian, u shpall sot gjatë një takimi të hapur në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës.

 

Përmes projektit të binjakëzimit “Mbështetje për ndërtimin, koordinimin dhe zbatimin e politikave anti-korrupsion”, autoritetet publike të dy Shteteve Anëtare të BE-së hyjnë në partneritet me vendin përfitues me qëllim që ta ndihmojnë administratën shtetërore shqiptare të përgatisë anëtarësinë në BE. Synimi i këtij instrumenti është të arrijë rezultate konkrete përmes veprimtarive të përbashkëta. Binjakët e Shqipërisë në projektin aktual janë Austria dhe Gjermania. Ato do ta mbështesin Shqipërinë gjatë 29 muajve të ardhshme në luftën kundër korrupsionit.

 

Reforma e drejtësisë mbetet guri i themelit i luftës institucionale kundër korrupsionit, sidomos lidhur me ndëshkimin e zyrtarëve të të gjitha niveleve. Ndryshimet kushtetuese dhe 7 ligjet që shoqërojnë paketën e reformës nuk duhen penguar duke divergjuar programet politike, por duhet të angazhohemi fort për zbatimin e tyre dhe t’i japim fund kulturës së pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Lufta kundër korrupsionit është një betejë që duhet ta bëjmë së pari në të mirë të jetës sonë të përditshme si qytetarë të vendit tonë, në përputhje me mbështetjen e partnerëve tanë dhe në dritën e bashkimit me familjen e madhe evropiane”, tha Koordinatori Kombëtar kundër Korrupsionit, Ministri Bledar Çuçi, në fjalim e tij të hapjes para rreth 200 pjesëmarrësve.

 

Më lejoni të jem i qartë, nuk do të kursehen përpjekjet për të hartuar politika dhe veprime konkrete për ta çrrënjosur plagën e korrupsionit”, iu drejtua audiencës Christian Danielsson, Drejtor i Përgjithshëm i BE-së për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit. “Ajo ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve në shumë drejtime. Ajo ndikon në funksionimin e administratës publike dhe në cilësinë e shërbimeve. Ajo ka një efekt të dëmshëm mbi ekonominë. Ndaj kjo do të thotë në terma konkretë më pak shkolla, më pak spitale dhe më pak vende pune. Ja pse jemi sot këtu. Ja pse ky projekt është i rëndësishëm. Lufta kundër korrupsionit në Shqipëri është themelore për ta çuar përpara procesin e zgjerimit“ shtoi ai.

 

Rezultatet e pritshme nga ky projekt lidhen me  përmirësimin e kapaciteteve të institucioneve përgjegjëse për anti-korrupsionin, por gjithashtu për vendosjen e mekanizmave për zbatimin e ligjeve të Sinjalizuesve dhe të Drejtës për Informim, për të përmirësuar mbikëqyrjen efektive dhe kontrollin e financave të partive politike, për të përmirësuar intolerancën publike ndaj korrupsionit etj.

 

Drejtuesi i Projektit Helmut Weichhart tha: “Me mbi 50 ekspertë dhe një ekip me përvojë në terren në Tiranës jemi të pozicionuar mirë për ta ndihmuar Shqipërinë në mënyrë efikase në luftën e saj kundër korrupsionit”.

 

Pas fjalimeve audienca i bëri pyetje një paneli me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të institucioneve të pavarura përfituese, si Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Komisioni Qendror Zgjedhor, Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave.

 

Të gjithë pjesëmarrësit nënvizuan rëndësinë e një lufte efektive kundër korrupsionit në përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe zhvillimin e mëtejshëm politik dhe ekonomik të vendit.

 

 

Për më shumë informacion:

Lorena Pullumbi

Shefe e Kabinetit të Ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore

Korrdinator Kombëtar Kundër Korrupsionit

lorena.pullumbi@ceshtjetvendore.de

 

 

Detlef Kreutzer

Resident Twinning Advisor

detlef.kreutzer@acalbania.eu

 

Takimi Çelës

 

Mos harroni Takimin tonë Çelës në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale

16 Nëntor 2016, 14:00

Broshure

Icon

Leaflet Albania 824.35 KB 17 downloads

...